Komuna: Rrugë të shumta së shpejti do të asfaltohen në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka përcjellur nga afër implementimin e projektit në asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e trotuarëve brenda qytetit Lipjanit.
Punimet janë duke u zhvilluar në rrugët: “Martirët e Akllapit”, “Ibrahim Krasniqi”, “Isa Demaj”, “Mbreti Zog”, “Miftar Sopi”, “Muzeqete Begolli”, “Pjeter Bogdani”, “Afrim Zhitija”, “Qamil Olluri”, dhe asfaltimi i disa rrugicave tjera si: Rr. “Zylfie Gashi”, “Isa Olluri”, Hekurudha, Rr.”Skenderbeu”, “Iliria”, “Bajram Curri”, “Ali Hadri”, “Enver Olluri”, dhe asfaltimi te binaret e trenit.
Në vazhdimësinë e këtyre vizitave Kryetari Ahmeti ka përcjellë nga afër edhe punimet që po zhvillohen në rrugën që shkon në drejtim të varrezave të qytetit të Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...