Komuna: Projekte të shumta duke u implementuar në teren, vizitohen nga Kryetarti Ahmeti

PUBLIKUAR

Projektet e shumta që janë duke u realizuar në disa lokalitete të Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së djeshme janë inspektuar nga Kryetari Imri Ahmeti, shkruan Komuna e Lipjanit.
I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve si dhe ka uruar banorët për projektet që tani janë në fazën përfundimtare të realizimit.
Kryetari Ahmeti fillimisht ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugës “Sitnica” në fshatin Jeta e Re, duke vazhduar pastaj në fshatin Bregu i Zi ku po zhvillohen me dinamikën e paraparë punimet në ndërimin e objektit të ri shkollor.


Kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti po ashtu gjatë ditës së djeshme është ndalur edhe në fshatin Rubovc ku atje kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve, si dhe në fshatin Bujari ku është afër finalizimit rrethoja e shkollës së fshatit. Ai ka vazhduar për në fshatin Smallushë ku ka ka vizituar edhe punimet që po zhvillohen në rregullimin e trotuarit me ndriçim publik dhe asfaltimin e rrugicave në këtë fshat.


Gjthashtu Kryetari Ahmeti ka qëndruar edhe në fshatin Banullë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e shtratit të lumit në këtë fshat, projekt i cili po i jep një pamje më të bukur fshatit.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...