Komuna ‘Mitrovica veriore’ është projekt kriminal

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Valdrin Ahmeti


 

Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës janë vrarë 10 shqiptarë nga strukturat kriminale të Serbisë, atëkohë të ashtuquajtura ‘Rojet e Urës’ të cilat kishin në krye Oliver Ivanoviqin. Vetëm natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 nga pjesa veriore e qytetit tw Mitrovicës janë dëbuar 100 familje, përderisa gjatë gjithë shkurtit të po atij viti janë dëbuar më shumë se 12 000 shqiptarë nga shtëpitë dhe banesat e tyre. Dëbimi i tyre ka ndodhur duke i sulmuar me të gijtha mjetet që nga thikat e deri te granatat e dorës. Gjatë muajit shkurt janë vrarë gjithsej 41 shqiptarë, vetëm e vetëm që të realizohet plani i Serbisë, pra dëbimi i shqiptarëve nga pjesa veriore e qytetit. Të gjitha këto krime ndodhën në sytë e ‘paqëruajtësve’ të KFOR-it francez.

Gjatë kohës kur shqiptarët po dëboheshin, pronat e tyre u zaptuan nga kolonët serbë që ishin të ikurit nga qytetet e ndryshme të Kosovës ku kishin kryer krime dhe kolonë të ardhur nga Kroacia e Bosnja e pjesë të ndryshme të Serbisë. Tashmë të gjetur para faktit të kryer, pa ndihmë nga askush shqiptarët e dëbuar duhet të fillonin të mendonin për vendbanimet e tyre të reja në pjesën tjetër të qytetit, ose edhe në qytetet tjera, se për t’u kthyer nuk kishte më gjasa, meqenëse KFOR-i francez kishte ngritur një postbllok mbi urën e e Ibrit.

Në vitin 2005 Kosova do të hynte në negociata pa kushte me Serbinë, ku ndër të tjera do të flitej edhe për qytetin e ndarë të Mitrovicës. Gjatë kësaj kohe Oliver Ivanoviq ishte ministër në IPVQ-të e atëhershme (Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes). Përderisa Grupi Negociator i cili quhej Grupi i Unitetit e që përbënte unitetin për shtypjen e vullnetit të popullit për negociata me Serbinë pa kushte, premtonte që në fund të negociatave  Mitrovica do të bashkohej, prej planit të Ahtisaarit si përfundim i negociatave erdhi ndarja zyrtare e qytetit të Mitrovicës përmes krijimit të komunës ‘Mitrovica Veriore’ komunë e cila do të krijohej në kuadër të procesit të decentralizimit e që ishte proces monoetnik. Tani ndarja etnike territoriale do të bëhej edhe ndarje institucionale ku një qytet do t’i kishte dy komuna.

Te Komuna ‘Mitrovica Veriore’ kemi ardhur si pasojë e negociatave në Vienë për gjendjen faktike që ishte krijuar atje. Pra atje nuk negociohej për kthim në normalitet e bashkim të qytetit të Mitrovicës por flitej për pazare të reja të cilat për bazë kishin dëbimin dhe krimet ndaj shqiptarëve atje, apo siç thuhej nga ndërkombëtarët gjendjen faktike. ‘Mitrovica veriore’ është projekt i dorëzimit para gjendjes faktike të shkaktuar nga grupet kriminale.

‘Mitrovica veriore’ duke qenë komunë me shumicë serbe, është krijuar në Vienë në negociatat ku decentralizimi përshkruhej si një proces monoetnik. Pra krijimit të komunës i kishin paraprirë vrasja dhe debimi i shqiptarëve nga atje që ai territor të pastrohet etnikisht. Tash kur po bëhen 16 vite kur ka ndodhur ky pastrim etnik i shqiptarëve nga ajo pjesë, Oliver Ivanoviq u dënuar me 9 vite burg. Përderisa ky dënim përbën rrënimin e shpresës më të vogël që në Kosovë ka e do të ketë drejtësi me këtë sistem politik, ky gjykim tregon shumë për karakterin e ‘Mitrovicës veriore’.

Nëse Oliver Ivanoviq është dënuar me burg për krimet që i ka bërë pra vrasjet e dëbimet e shqiptarëve, atëherë si duhet ta trajtojmë ‘Mitrovicën veriore’ pasiqë ajo është e ndërtuar mbi faktin e kryer, pra vrasjet dhe dëbimet e shqiptarëve. Nëse debimet kanë qenë krime, drejtësia për to, nuk është vetëm dënimi i kriminelit por kthimi i shqiptarëve në pronat e tyre, e kjo do ta bënte të pamundur ‘Mitrovicën veriore’ për shkak se ajo si komunë nuk është krijuar që t’i shërbejë banorëve të asaj pjese, por është krijuar si projekt politik i ndarjes së brendshme etnik të Kosovës, e me kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre ‘Mitrovica veriore’ nuk do të mund të quhej komunë me shumicë serbe, sepse ata serbë që përbëjnë shumicën do të duhej t’i lironin pronat e shqiptarevë, dhe të ktheheshin nga kanë ardhur.

Me gjykimin e djeshëm të Oliver Ivanoviqit për krime, qartazi komuna ‘Mitrovica veriore’ mund të quhet si projekt kriminal dhe si i tillë duhet të gjykohet e dënohet. E kur nuk pranohet si e tillë ‘Mitrovica veriore’ do të jetë e pamundur të pranohet edhe Zajednica e cila vetëm sa e forcon parimin e dorëzimit para gjendjes faktike. Nuk duhet të ndalemi deri sa të bjerë përfundimisht Zajednica e Qeveria bashkë me të, e deri sa të bashkohet Mitrovica e njëmend të ketë drejtësi.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...