Komuna me sondazh, pyet qytetarët se a janë për ndryshimin e pemëve të vjetra me pemë të reja në Sheshin “Adem Jashari”?

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka përgatitur sondazh për ti pyetur qytetarët se a janë për ndryshimin e pemëve të vjetra me pemë të reja në Sheshin “Adem Jashari”?, apo jo, transmeton LipjaniNews
“Me realizimin e projektit për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” në Lipjan, projektuesit kanë sygjeruar që disa pemë të vjetra në shesh, të zëvendësohen me pemë të reja.
Në linkun e mëposhtëm të Web faqes zyrtare të Komunës së Lipjanit, mund të hyni dhe të votoni në sondazhin: A jeni për ndryshimin e pemëve të vjetra me pemë të reja në Sheshin “Adem Jashari”?, thotë komuna.
“Të nderuar qytetarë ju mund të përgjigjeni me PO ose JO deri më datën 10 mars 2017, ora 12:00 dhe në bazë të përgjigjeve të juaja ashtu do të veprojmë.
Të bashkangjitura keni fotot ku sqarojnë se cilat pemë të vjetra preferohet të zëvëndësohen me pemë të reja”, thuhet më tej./LipjaniNews.com/

Kliko më poshtë gjej linkun:  http://kk.rks-gov.net/lipjan/home.aspx 

Untitled

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...