Rruga nga fshati Blinajë e që lidhet me fshatin Qylagë ka filluar të ndërtohet ditë më parë. Në gjatësi mbi 750 dhe e gjerë 4 metra, ndërsa buxhetit të Komunës së Lipjanit do ti kushtoj mbi 30, 557.00 euro.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë vizitës që i ka bërë, punimeve në ndërtimin e kësaj rruge, këtë projekt e ka vlerësuar tejet rëndësishëm. Ai po ashtu ka theksuar se edhe në këtë rrugë po punohet me standarde të larta, duke bërë të ditur se do të investohen në të gjitha vendbanimet dhe lokalitet me nevojë për të ju siguruar qytetarëve një jetë sa më të mire.
Ndërkaq banorët e këtyre dy fshtrave tregojnë se kishin vështërsi të ndryshme gjatë qarkullimit në këtë rrugë që një kohë të gjatë. Falënderojnë Komunën konkretisht kryetarin Ahmeti, për angazhimin e treguar edhe në vendbanimet e tyre.
Komuna Lipjanit: Së shpejti do të asfaltohet rruga Blinajë- Qylagë
PUBLIKUAR


