Komuna: Lipjani së shpejti me fusha moderne sportive për tenis, bashketboll dhe futboll

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka nënshkruar kontratën me Helvetas Swiss Intercooperation, projekti DEMOS, për bashkëfinancimin e ndërtimit të fushave sportive në qytetin e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishmë për rininë dhe sportin lipjanas.
“Uroj qytetarët e Lipjanit për këtë fusha sportive, e sidomos dashamirët e sportit të tenisit dhe basketbollit të cilët deri më tani nuk kanë pasur një infrastrukturë të tillë për të ushtruar këto lloje të sportit”, tha krytari Ahmeti, njoftoi Komuna.
Me anë të këtij projekti që pritet të realizohet afër stadiumit të qytetit të Lipjanit do të ndërtohen fusha e tenisit, basketbollit si dhe një fushë për futboll të vogël. Po ashtu do të ndërtohet edhe infrastruktura përcjellëse ku përfshihet edhe ndërtimi i parkingut, këndit të lojërave për fëmijë, vendosja e ulëseve dhe shportave për mbeturina si dhe mbjellja e drunjëve derkorativ.
Vlera e përgjitshme për realizimin e këtij projekti është 214,389.36 euro./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...