Komuna: Kuvendi nuk aprovoi rendin e ditës, mbyllet seanca

PUBLIKUAR

Për shkak të mos aprovimit të rendit të ditës, Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit, Vlora Limani – Hajnuni ka mbyllur punimet e seancës së 38- të të Kuvendit Komunal.

Florent Hoxha nga grupi i asambleistëve të PDK-së ka kërkuar që si pikë e rendit të ditës të futet edhe votëbesimi ndaj Kryesueses së Kuvendit, njofton komuna.
Por, neni 47 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, pika 1 dhe 2 përshkruajn mënyren se si procedohet një pikë e jashtëzakonshme e rendit të ditës.
Këto dy pika të këtij neni i lexoi Kryesuesja e Kuvendit të cilat thonë:
1. Rendi i ditës për takimin e Kuvendit të Komunës caktohet nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës në marrëveshje me Kryetarin e Komunës.
2. Anëtari i Kuvendit të Komunës mund të kërkoj shtimin e një pike në rendin e ditës, gjatë seancës së rregullt të komunës, nëse qështja që kërkohet të përfshihet në rend të ditës është qështje urgjente me rëndësi publike.
Andaj duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, Kryesuesja Limani – Hajnuni ka hedhur në votim rendin e ditës ashtu siç është propozuar në fillim, pa pika të tjera shtesë.
Me prezencën e 31 anëtarëve të Kuvendit, me 15 vota Për, nuk kaloi rendi i ditës dhe si rezultat i kësaj Kryesuesja mbylli punimet e seancës.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...