Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 18 me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim në këtë mbledhje.
Po ashtu, gjatë kësaj seance kanë dhënë betimin si asambleist edhe dy anëtarë e rijnë, Fatime Krasniqi dhe Arif Miftari, njofton Komuna.
Gjatë kësaj seance këshilltarët kanë adresuar pyetje për ekzekutivin komunal, në të njejtën kohë kanë marrë përgjegjje nga vetë Kryetari Imri Ahmeti.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje është prezantuar raporti i shpenzimeve dhe të hyrave Janar-Mars 2019, është aprovuar propozim rregullore për transportin e udhëtarëve me automjete taksi, propozim vendim për shfuqizimin e pjesëshëm të vendimit 15NR.464-40375 të dt. 29.09.2014 dhe shfuqizimin e tërësishëm të vendimit 15NR.464-61538 dt. 21.12.2015, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për të pame në fshatin Ribar i Madh, propozim vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare shoqatës sindikale të administratës komunale Nr.1-400-26014 i datës 15.04.2019, thuhet tutje.




