Komuna: Edhe shumë projekte drejt finalizimit në Komunën e Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Me një dinamik të mirë po vazhdojnë punimet në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore në gjithë teritorin e Komunës së Lipjanit.

Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi ka thënë se aktualishtë po punohet në ndërtimin e trotuarëve dhe intsalimin e ndriçimit publik në fshatrat Banullë, Gllogovc, Llugaxhi Ribar i Madh, Ribar i Vogël, Rufc i Ri, Magurë. Në asfaltimin e rrugëve Magurë- Qylagë- Dobrajë, ka përfunduar asfaltimi i rrugicave në Magurë, në Medvec, rruga Gllogovc- Banullë, rrugët në Gllogovc, së shpejti do të fillohet me asfaltimin e rrugicave në Lipjan, vazhdon investimi në hapsirat e gjelbëruara në qytet, eleminimi i deponive të egra në gjithë teritorin e komunës, drejtë përfundimit të punimeve është hapja dhe zhavorimi i rrugës Hallaq i Madh-Rufc i Ri.

Gjithashtu po vazhdon ndërtimi i kanalizimit në Mirenë, në Rubovc, kanalizimi në Blinaj, ka perfunduar ndertimi i fushave të vogla të futbollit në Ribarë të Madh, Lipjan,Gllogovc dhe tani ka filluar në Kraishtë, vazhdohet në ndërtimin e Qendrës Rinore në Magure ka perfunduar fusha e futbollit në Stadionin e qytetit, është filluar projekti në ndërtimin e shtratit të lumit në Gadime dhe projekte tjera.

Po punohet për fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve në Topliqan, në Gadime të Ulët, rruga Shalë-Baic,rrugicat e Blinajes, rruga Gadime-Smallushë-Sllovi, hapja dhe zgjerimi i shtratit të lumit Sitnica, instalimi i nxemjeve në shkolla, renovimet e disa shkollave dhe shumë projekte të tjera jetike për qytetarët lipjanas.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...