Komuna e Lipjanit ngushëllon familjen Hyseni-Shala

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka ngushëlluar familjen Hyseni-Shala me rastin e vdekjes së Besa Hyseni Shala.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Hyseni-Shala,

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Lipjanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurës tuaj.

Besa Hyseni Shala ishte një shembull frymëzues i përkushtimit profesional dhe humanizmit, duke dhënë një kontribut të çmuar si edukatore e klasave parashkollore në SHFMU “Ibrahim Banushi” Shalë. Me përkushtimin e saj të sinqertë dhe angazhimin e palodhur, ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve, kolegëve dhe gjithë stafit arsimor.

Me këtë rast, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe ta vlerësonin, të cilët sot përjetojnë këtë humbje të madhe.

Zoti e mëshiroftë!

Drejtoria Komunale e Arsimit – Komuna e Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...