Komuna e Lipjanit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të raportojnë vendodhjen e qenve endacakë

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka filluar të zbatohet projekti për trajtimin e qenve endacakë.
Me këtë rast, Komuna u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të kontribojnë në këtë proces duke telefonuar në këtë nr.+383 38 200 41560, për të raportuar vendndodhjen e qenve endacakë. /LipjaniNews/
Njoftimi i plotë:
Fillon zbatimi i projektit për trajtimin e qenve endacakë
Të nderuar qytetarë,
Ka filluar zbatimi i projektit për trajtimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytetin e Lipjanit.
Ky proces paraqet një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë publike, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe kujdesit ndaj kafshëve, duke ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për të gjithë.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në këtë proces, duke raportuar vendndodhjen e qenve endacakë në këtë numër kontakti:
📞 +383 38 200 41560
Faleminderit për bashkëpunimin dhe për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Lipjanit.
May be an image of dog and text

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...