Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe bashkëpunëtorë dhe nxënësit e shkollave të mesme gjatë ditës së sotme i janë bashkuar aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Komuna për nderë të Ditës së Tokës.
Në këtë rast, Kryetari Ahmeti tha se Dita e Tokës, nuk duhet të mbetet vetëm simbolikë, por këto aktivitete ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese duhet të reflektojnë tek qytetarët në parandalimin e dëmeve që mund tu shkaktohen pasurive tona natyrore.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë mbjellur lule në Sheshin Adem Jashari, po ashtu, është diskutuar për rendësin e ruajtjes së tokës dhe është vazhduar edhe me pastrimin e hapësirave publike në disa pjesë të qytetit.



