Komuna e Lipjanit së shpejti do të filloj me vizitat shtëpiake të lehonave dhe nënave me fëmijë deri në tri vjeç

PUBLIKUAR

Drejtori i Shëndetësisë dhe i Përkujdesjes Sociale Dr Avdullah Fazliu, së bashku me drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan Agim Krasniqi kanë pritur në takim pune përfaqësuesen e UNICEF-it Dafina Muçaj, ku janë njoftuar lidhur me trajnimin e stafit prej 9 (nëntë) infermierëve dhe një mjeke familjare, nga personeli i UNICEF-it, për vizitat në shtëpi të lehonave dhe nënave me fëmijë deri në tri vjeç, të cilat vizita shumë shpejt do të fillojnë së realizuari nga Komuna e Lipjanit.
Në këtë rast, Dr Avdullah Fazliu, ka vlerësuar rëndësinë e këtyre vizitave dhe shprehu përkrahjen e komunës në realizimin e këtyre vizitave të cilat do të jenë pjesë e detyrave të punës në Kujdesin Primar Shëndetësor, njofoti Komuna
Nga ana tjetër përfaqësuesja e UNICEF-it Dafina Muçaj ka njoftuar pjesëmarrësit e trajnimit lidhur me sfidat dhe të mirat e këtyre vizitave në shtëpi, si dhe shkëmbimin e përvojave nga qendrat të cilat kanë filluar më herët në komunat tjera për zbatimin e këtij programi të përkrahur nga Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEFI, si dhe në të njejtën kohë ka sjellë pajisje për realizimin e vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë: peshore për fëmijë dhe peshore për të rritur, çanta për pajisje mjekësore, etj.
Në fund të takimit u pajtuam që gjatë javës së parë të muajit maj të behet hapja zyrtare e këtij shërbimi në praninë e zyrtarëve të lartë nga MSH , UNICEFI, Kryetari i Komunës Imri Ahmet, Drejtori i DSHPS-së.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...