Komuna e Lipjanit nisë takimet konsultative me qytetarët për planifikimin e buxhetit 2017-2019

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Dje kanë filluar dëgjimet publike me qytetarët lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2017-2019.
Takimet e para janë mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit me Shoqërinë Civile dhe Shoqatat e Gruas në Lipjan, më pastaj në të njejtin vend kanë vazhduar me OJQ-të dhe përsonat me aftësi të kufizuara. Po ashtu duke filluar në ora 18:30 Kryetari Ahmeti ka bashkëbiseduar me organizatat e të rinjëve dhe rininë lipjanase lidhur me kërkesat e të rinjëve dhe mundësine e përfshirjes së tyre në plafikimin Buxhetor.
Këto takime janë vlerësuar si të një rëndësie të veçantë ngase përmes tyre po identifikohen edhe më shumë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njejtën kohë kanë marrë përgjegjje nga vet Kryetari Ahmeti, i cili në të gjitha takimet ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto debate për planifikimin e buxhetit se duke pasur një qytetari aktive ai është i bindur se do të ketë një qeverisje edhe më të mirë për ti përmbush edhe më tepër nevojat edhe kërkesat e qytetarit lipjanas, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Gjatë mbrëmjes duke filluar nga ora 20:00 takimet kanë vazhduar edhe me banorët e Gadimes së Ulët, Gadimes së Epërme, Babush, Marevc, Gllavicë, Vrellë dhe Plitkoviq.
Fillimisht Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, banorët e këtyrë fshtarave i ka njoftuar në detaje lidhur me buxhetin e vitit 2017 dhe viteve në vazhdim. Ai me tutje ka folur edhe për realzimin e shumë projketeve madhore që do të realziohen në Komunën e Lipjanit, duke përfshirë këtu edhe projeketet që pritet të realizohen me buxhet të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, por dominonin asfaltimet e rrugëve, kanalizime,ujësjellës, fusha sportive,por edhe projkete të shumta arsimore.
Duke iu referuar kërkesave të qytetarëve kreu i lipjanas, edhe njëherë ka ripërseritur se Komuna e Lipjanit është përkushtuar që t’i zgjedhë problemet e tyre, ngase sipas tij, këto debate janë në funksion të hulumtimit të nevojave që kanë qytetarët.

Mësohet se takimet konsultative sot më. 19.08.2016 nga ora 16:30 do të mbahen në Grackë të Vjetër në shkollën fillore të këtij fshati, duke filluar nga Në orën 18:30 në shkollën fillore “ Migjeni”, në Rufc të Ri ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik banorët e këtyre fshatrave: Rufc i Ri, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël dhe Hallaq i Madh. Ndërsa nga ora 20:00 takimet do të mbahen në Sallën e Kuvendit Komunal – Lipjan, me banorët e qytetit të Lipjanit, fshatit Konjuh, Topliqan dhe Jeta e Re.

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...