Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me organizatat Islamic Relief Kosova shpërndan motokultivatorë për bujqit e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka marrë pjesë në shpërndarjen e motokultivatorëve për bujqit lipjanas. Gjatë këtij aktiviteti, ai uroi përfituesit dhe theksoi angazhimin e komunës për përmirësimin e kushteve të punës dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik të sektorit bujqësor.

“Sektori i bujqësisë është një nga prioritetet tona kryesore, pasi ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë. Shpresoj që këto pajisje të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë fermerët. Angazhimi ynë për bujqësinë do të vazhdojë, dhe jemi të përkushtuar të mbështesim fermerët me pajisje bujqësore moderne për të lehtësuar punën dhe për të nxitur rritjen e këtij sektori,” tha kryetari Ahmeti, njofton Komuna e Lipjanit.

Përfaqësuesja e Islamic Relief Kosova vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Komunën e Lipjanit, duke theksuar se ky projekt është vetëm një nga shumë projektet që po realizohen në fushën e bujqësisë, të cilat synojnë mbështetje në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Fermerët përfitues shprehën mirënjohje për ndihmën e ofruar, duke e konsideruar këtë mbështetje të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punës së përditshme në bujqësi.

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...