Komuna e Lipjanit nderon dhe përkujton Dëshmorët e Kombit (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha si sot e përherë ndër breza do nderohen përjetësisht dëshmorët e martiret e kombit, vepra sublime e të cilëve faktoi e ndërtoi themelet e lirisë, themelet e shtetësisë së vendit tonë.

Në Qendrën Kulturore “ Tahir Sinani”, në Lipjan është mbajtur Akademi Përkujtimore, me rastin e 14 qershorit, ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.
“Sot jemi bashkë për të nderuar e do nderojmë përjetësisht gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës, por sot e përherë ne i nderojmë duke ndërtuar e zhvilluar vendin tonë , synime e amanete të gjakut të dëshmorëve e të gjithë brezave për liri e mëvetësi të trojeve tona.Nderi më i madh i′u bëhet sot dëshmorëve duke punuar drejt. T′a durojmë njëri tjetrin, t′a vlerësojmë të mirën nga e keqja, t′a gjykojmë negativen e vlerësojmë progresin, të mos e përkrahim inatisht as të mos e urrejmë politikisht askënd, të demaskojmë e dënojmë të keqen, korrupsionin e hajninë, pavarësisht nga kush vjen, të pranojmë mendimin ndryshe e t′a duam vendin tonë –shtetin tonë”, ka thënë ndër Kryetari Ahmeti.

13419103_1195100730501737_3374063266289759389_n

Kru i Lipjanit, po ashtu ka thënë se gjithë sot ne që e gëzojmë lirinë, shtetësinë tonë vlerësojmë, kujtojmë, nderojmë, të kaluarën, sakrificën, luftën heroike të djemve e vashave dëshmore të kombit por përherë të na mbaj ndërgjegjja për idealet e dëshmorëve.
“Ne duhet të jemi të përgjegjshëm karshi gjakut dhe djersës të gjeneratave të tëra, të cilat luftuan për liri, pavarësi dhe demokraci. Shteti ka rregullat e veta, ato rregulla janë themeli i shtetit tonë.
Ne duhet t′a duam shtetin tonë, duhet t’i qëndrojmë besnik shtetit tonë. Bashkë t’i kundërvihemi të keqes. Të forcojmë të mirën”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

13445544_1195100613835082_1421421282990970877_n
Akademia është përmbyllur me program të pasur kulturor e artistik, kushtuar dëshmorëve.
Po ashtu, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtor, gjatë ditës së sotme kanë nderuar duke bërë homazhe tek varreza e dëshmorëve dhe kanë vendosur kurora lulesh.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...