Komuna e Lipjanit ndalon përdorimin e fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në të gjitha zonat, përveq tregut të gjelbërt

PUBLIKUAR

Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit është bërë me dije se Kryetari z. Imri Ahmeti, ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara, përveq në hapësirën e tregut të gjelbërt që gjendet në rr. “Xhavit Kozhani” në Lipjan. LipjaniNews

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara, përveq në hapësirën e tregut të gjelbërt që gjendet në rr. “Xhavit Kozhani” në Lipjan.
Ndalimi i ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike bëhet më qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit nga ndotja si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...