Komuna e Lipjanit ka njoftuar se në këto ditë vjeshte, komuna po vazhdon me implementimin e projektit ambiental, ku në kudër të tij po vazhdon mbjellja e mbi 400 drunjëve dekorativ në hapësirat publike të Lipjanit.
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, gjatë vizites në teren ka theksuar se qëllimi i këtij projekti është shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në qytetin e Lipjanit por edhe në venbanimet e ndryshme të komunës, me qëllim të një ambienti më të mirë dhe të një jetë sa më të shëndetshme për qytetarët tanë.🌳🌲🌳





