Komuna e Lipjanit marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)”- ndihmohen 16 familje sociale

PUBLIKUAR

Drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në Lipjan, Avdullah Fazliu, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësueset e OJQ “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” me seli në Prizren, Dafina Hoxha dhe Rita Llulla, marrëveshje me të cilën parashihet të ndihmohen 16 familje sociale nga Komuna e Lipjanit.
Ky projekti ka për synim, ndihmen e familjeve me raste sociale përmes mini granteve ose bizenseve të vogla, duke vazhduar me zhvillimine veprimtarisve të tyre edhe në të ardhmen, përfituesit janë përzgjedhur sipas disa kriterve si: familjet më më shumë anëtarë, nënat që janë mbajtëse të familjes etj.
Drejtori, Avdullah Fazliu, ka thënë se kësi lloj ndihmash për qytetarët e Komunës së Lipjanit janë të mirëseardhura duke pasur parasysh edhe nevojat e qytetarëve për këto ndihma.
Vlera e një ndihme në një familje do të jetë rreth 2.500.00€.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...