Në mbështjetje të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, zyra për barazi gjinore, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ddërkombëtare të Gruas, ka organizuar një drek pune me gratë e administrates komunale, këshilltarët e asamblesë, grat që udheheqin bizense në Komunën e Lipjanit, anëtarët e Shoqatave Handikos, OMPAK, si dhe me nënat e e femijeve me nevoja veqanta.
Kryesuesja e kuvendit, Vlora Limani – Hajnuni, në emër të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar të pranishmeve 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në të njejtën kohë ajo ka theksuar se 8 marsi njihet si “Dita e Gruas” në të gjithë botën dhe si e tillë edhe sot vazhdon të shënohet në shtete të ndryshme, duke bashkuar grat pa dallim feje, race, kulture, gjuhe apo nacionaliteti në kërkesën e vazhdueshme për të drejta të barabarta në shoqëri dhe respektim të ndërsjellët ndër gjinor.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Lipjanit, Feti Krasniqi, përveç se ka uruar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka njoftuar të pranishmet rreth shpërndarjes së subvencioineve e që një numër i konsideruar përfituesve kanë qenë gra, duke ofruar edhe më tutje përkrahjen e sektorit të bujqësisë në mbështetjen e biznneseve që udhëheqen nga femrat.
Fjalë rasti kishte edhe kryesuesja e Grupit të Grave, Linda Shahini, njofton Komuna.
Komuna e Lipjanit ka organizuar drek pune me rastin e 8 Marsit Ditën Ndërkombëtare të Gruas
PUBLIKUAR


