Komuna e Lipjanit fton OJQ-të për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit njofton se në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar nga Komuna e Lipjanit dhe të Projektit të ReLOaD (Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) ftohen të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD, në kuadër të Thirrjes Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) që do të shpallet më datë 14 Janar 2019, ftohen të gjitha OShC-të e interesuara të marrin pjesë në Takimin Informues mbi procedurat, kriteret dhe paketën e aplikimit.

Projekti ReLOaD gjithashtu do të ofroj Trajnim tre-ditor për të gjitha OShC-të e interesuara mbi Ciklin e Menaxhimit te Projektit (CMP), me fokus te veçantë se si të plotësohen format dhe dokumentet e aplikimit.

Takimi Informues dhe Trajnimi do të mbahen më: 14, 15, 16 Janar 2019 në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit me fillim në ora 10:00.

No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...