Komuna e Lipjanit e para për performancën të mirë, pastaj Rahoveci, Vitia, Juniku, Gjakova, Prishtina

PUBLIKUAR

Studimi i MCI USAID sot prezantoni indeksin për qeverisje komunale për 38 komuna të Republikës së Kosovës, duke bërë vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve.

Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat.

Tryeza filloi me shpalosjen e rezultateve dhe vazhdon me një diskutim i hapur mbi qeverisjen lokale në Kosovë, si dhe shpërndarjen e certifikatave për 10 komunat e vlerësuara më së larti.

Komunat me performancë më të mirë në bazë të këtij indeksi janë: Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku, Hani i Elezit, Gjakova, Podujeva, Obiliqi, Prishtina dhe Suhareka.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ambienti i komunave nuk mund të jetë indiferent në nivel kombëtar.

James Hope, drejtor i Misionit të USAID për Kosovë tha se komunat duhet t’i marrin parasysh të gjeturat dhe të punojnë fort për mjedisin afarist, krijimin e vendeve të reja të punës

Ndryshem edhe vitin e kaluar, në ceremoninë e Shpërblimeve për grantet e bazuara në performancën më të mirë të 17 komunave të Kosovës, partnere të projektit DEMOS u ndanë grande për gjashtë komunat më të mira, tri komuna me performancën më të mirë dhe tri tjera me përmirësimin e komunave, ishte edhe Komuna e Lipjanit.

 

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...