Komuna e Lipjanit dhe Qeveria e Kosovës në përkrahje të fermerit Muhamet Zeqiri nga fshati Babush

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, i shoqëruar nga Vezir Jonuzaj zv.ministër i Bujqësisë dhe Sokol Havolli këshilltar i Kryeministrit Isa Mustafa gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në fshatin Babush ku kanë vizituar fermerin Muhamet Zeqiri të cilit para disa dite i është djegur shtalla me 28 krerë lop.
Me këtë rast kryetari Ahmeti ka shprehur interesimin dhe gadishmërinë që bashkarisht niveli lokal në kordinim me Qeverinë e Kosovës ta ndihmojnë fermerin në fjalë në mënyrë financiare aq sa kanë mundësi institucionet, pas një humbje të madhe që ka pësuar ai disa ditë më parë, njoftoi Komuna.
Nga ana tjetër zv. ministri Vezir Jonuzaj ka theksuar se pas vlerësimit të dëmeve nga institucionet kompetente do të angazhohemi që ta ndihmojmë këtë fermer.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...