Komuna e Lipjanit dhe organizata “Kosova – Women 4 Women” shpërndajnë pajisje për gratë e certifikuara në hortikulturë

PUBLIKUAR

 

Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me organizatën “Kosova – Women 4 Women”, ka realizuar sot shpërndarjen e pajisjeve të ndryshme në fushën e hortikulturës për 20 gra që kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit dhe certifikimit.

Në këtë ceremoni morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, z. Daut Azemi, si dhe Drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Valon Pacolli, njofton Komuna e Lipjanit.

Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, përgëzoi gratë për angazhimin dhe arritjet e tyre gjatë trajnimit, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale për forcimin e rolit të gruas në zhvillimin socio-ekonomik të komunës.

“Përgëzoj të gjitha gratë pjesëmarrëse për certifikimin dhe përkushtimin e treguar. Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur gratë përmes pajisjeve dhe resurseve që do t’i ndihmojnë të nisin dhe zhvillojnë bizneset e tyre në fushën e hortikulturës. Ky është një shembull i qartë i bashkëpunimit tonë për fuqizimin e gruas në ekonomi,” tha Nënkryetari Bytyqi.

Ai gjithashtu falënderoi organizatën “Kosova – Women 4 Women” për mbështetjen e vazhdueshme në iniciativat që synojnë fuqizimin ekonomik të grave dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në sektorin e bujqësisë.

Ky aktivitet paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe përfshirjes më të gjerë të grave në ndërmarrësi dhe aktivitete ekonomike në Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...