Komuna e Lipjanit dhe MAPL nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi

PUBLIKUAR

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka pritur në takim ministrin Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e Projetit “Rregullimi i Hapësirave Publike në Komunën e Lipjanit”, njofton Komuna.

Kryetari Imri Ahmeti ka falenderuar ministrin Elbert Krasniqi për bashkëpunimin e treguar në realizimin e projekteve të deritanishme por edhe në projektin e tanishëm në vazhdimin e rregullimit të hapësirave të gjelbëruara publike në Komunën e Lipjanit.
Nga ana tjetër, ministri Krasniqi, ka falenderuar kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e treguar si dhe ka shprehur gadishmëri për bashkëpunime tjera të përbashkëta .

Ky projekt i përbashkët mes Komunës së Lipjanit dhe MAPL-së, ka vlerën financiare 139.232.00€.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...