Komuna e Lipjanit dhe GIZ diskutojnë rreth hartimit të Hartës Zonale Komunale (HZK)

PUBLIKUAR

Drejtorati për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me GIZ kanë bërë prezantimin e punës së deritanishme të procesit të hartimit të Draft dokumentit të planifikimit të Hartave Zonale të Komunës së Lipjanit, thuhet në njoftim.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës Imri Ahmeti i cili ka përshëndetur punën deritanishme si dhe ka dhëne disa rekomandime rreth HZK-së

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i procesit të Draft dokumentit – Harta Zonale e Komunës së Lipjanit (HZK) si dhënë u bë shkëmbimi i opinioneve për të kontribuar në gjithëpërfshirjen e palëve me interes në programe, projekte dhe strategji të ndryshme gjatë hartimit të HZK, ka njoftuar Komuna.

Në këtë rast Drejtoresha e DPUMM Emina Rexhiq ka njoftuar të pranishmit rreth procesit të hartimit të Harta Zonale do të zhvillohet paralelisht me hartimin e Hartës Zonale (HZK) sipas kërkesave dhe Ligjit për Planifikim Hapësinor.

Përfaqësuesit e GIZ kanë diskutuar edhe rreth prezantimit të PZHK dhe PZHU dhe Prezantimit të metodologjisë së vlerësimit të zbatueshmërisë së këtyre planeve.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...