Komuna e Lipjanit dënon rastin e zjarrëvënies në objektin e shkollës së Rubovcit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit e dënon rastin e zjarrëvënies në objektin e shkollës “Vëllëzërit Aksiq” në fshatin Rubovc, rast ky që raportohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
Menjëher pas njoftimit, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me përfaqësuesen e ZLK-së kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë parë nga afër atë që ka ndodhur. Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalur edhe hetuesit e policisë nga stacioni policor i Lipjanit, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit menjëher pas pranimi të informatës kanë dalur zajrrëfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, njoftoi Komuna.
Nënkryetari Tasholli u ka bërë apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me njësitet policore duke ofruar informatë në zbulimin sa më të shpejtë të këtij rasti.
Pavarësisht se kush ka qenë shkaktar i këtij incidenti, institucioni i komunës e dënon këtë rast dhe kërkon nga organet kompetente që të hetojnë rastin në fjalë.
Komuna e Lipjanit bënë apel tek të gjithë banorët e fshatit Rubovc, që rastin e till të mos e politizojnë pavarësisht se kush mund të jetë kryerësi i kësaj vepre.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...