Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Lipjanit ka bërë thirrje publike për aplikim në workshopin: “Plani i Biznesit dhe Ndërmarrësisë” në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova.
Postimi i plotë:
THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova, me përkrahje nga IR Deutschland, shpall të hapur thirrjen për aplikim në workshopin: “Plani i Biznesit dhe Ndërmarrësisë”. Thirrja është e hapur për të rinj/reja (18-35 vjeç) dhe nëna vetëushqyese, pa specifikim moshe, nga e gjithë Kosova.
Workshopi ka për qëllim që të identifikojë planet më të mira të biznesit, të cilat do të hartohen nga pjesëmarrësit, dhe të japë grante të caktuara për idetë më të mira.
Workshopi do të përmbajë 5 module kryesore:
•Kuptimi i planit të biznesit dhe gjenerimi i ideve
•Hulumtimi dhe analiza e tregut & Struktura organizative
•Plani i marketingut dhe bazat e menaxhimit të mediave digjitale
•Plani financiar – Buxheti & finalizimi i komplet Planit të Biznesit
•Shkathtësi të buta – Përmbledhje dhe sqarime finale rreth planeve të biznesit.
Përparësi për të aplikuar në këtë trajnim do të kenë studentët, të sapodiplomuarit, të papunësuarit dhe nënat vetëushqyese.
Afati kohor për të aplikuar: nga data 25.04.2025 deri më datë 10.05.2025.
Kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen përmes adresës së emailit dhe numrit kontaktues për konfirmim të pjesëmarrjes dhe informata të tjera.
Trajnimi ofrohet falas!
Gjatë javës së fundit të workshop-it, secili pjesëmarrës do të prezantojë para komisionit vlerësues idetë e tyre për biznes. Dymbëdhjetë (12) nga idetë më inovative dhe të qëndrueshme do të shpërblehen me grant prej 5000 € (euro), ku katër (4) prej tyre do të shpërndahen për banorët e Komunës së Lipjanit (Islamic Relief në bashkëfinancim me Komunën e Lipjanit).
Për çdo paqartësi lidhur me thirrjen publike, ju lutem t’i drejtoheni Departamentit për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit.
Vërejtje: Përparësi do të kenë idetë të cilat nuk bien në kundërshtim me politikat e Islamic Relief.
APLIKO PËRMES KËTIJ LINKU:



