Komuna e Lipjanit ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet asnjë aktivitet kulturor dhe sportiv , në nderim të viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Sot në Komunën e Lipjanit është paraparë të mbahet Turniri Tradicional “Kupa e Diasporës” në kuadër të ditëve të diasporës, por sot është shpallur ditë zie për tu solidarizuar me familjet e të humburve dhe të lënduarve në aksidentin e mërgimtarëve Kosovarë në Kroaci, duke bashkëndjerë dhimbjen Kryetari Imri Ahmeti merr vendim për shtyrjen e aktiviteteve të parapara të nisin sot.
Të gjitha aktivitetet shtyhen për një ditë tjetër, deri në njoftimin e radhës.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit, lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve.


