Komuna e Çairit jep leje që të prishet parku i lojrave për fëmijë për t’u ndërtuar një xhami

PUBLIKUAR

Drunjtë shekullor, parku i lojrave për fëmijë dhe parkingu në komunën e Çairit do të zëvendësohen me objekt fetare prej 2000 metër katror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna ka dhënë leje kurse Bashkësia Fetare Islame tashmë ka vënë gardhin metalik. Banorët nuk kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie të re, por sipas Tv Telma, ata kërkojnë sqarime se përse projekti është zgjeruar në mes të ndërtesave banesore.

Projekti financohet nga Turqia, kurse BFI-ja thotë se në këtë pjesë të Shkupit mungon xhamia. Ata thonë se janë pranuar të gjithë vërejtjet e qytetarëve dhe se hedhin poshtë disa ankesa për gjoja ndërtim të një objekti administrativ dhe komercial.

Aktivitetet ndërtimore pritet që të zgjatin mbi dy vite, ndërkaq komuna e Çairit nuk është përgjigjur nëse projekti përfshihet në planin detal urbanistik, apo nëse toka është blerë nga ndonjë person juridik, ose ka qenë në pronësi të shtetit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...