Komploti serbo-rus: 200 mijë euro për të vrarë ish-kryeministrin malazez

PUBLIKUAR

Prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviç, në muajin tetor

Pas investigimit të prokurorëve dy rusët janë identifikuar si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov. Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindellicin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin. Raportohet se ata i kanë dhënë Sindellicit 200,000 euro, raporton REL.

Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliqin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar. Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...