Komplikimet e gripit te fëmijët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Raste të reja dhe komplikime të rënda shëndetësore duke shkaktuar edhe bronkopneumoni, paraqet situata që mund të sjellë gripi apo virozat e stinës siç i quajnë mjekët. Më të dëmtuarit nga gripi në këtë periudhë kohore zakonisht rezultojnë fëmijët.

Gripi në këtë sezon shumë shpesh i mundon fëmijët dhe mund të shkaktojë komplikime të rënda shëndetësore. Sipas mjekëve, disa nga komplikimet që shkakton gripi janë temperatura e lartë deri në bllokim të frymëmarrjes duke shkaktuar edhe bronkopneumoni, në rastet më të rënda, transmeton Telegrafi.

Shkencërisht thuhet se çdo infeksion viral prish imunitetin mbrojtës të organizmit, pra e dëmton imunitetin mbrojtës, dëmton tërë mekanizmat që mbrojnë mushkëritë, dhe çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është bronkopneumonia apo siç njihet në popull, ftohje.

Disa nga shenjat e virozës janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë. Ndërsa shenjat e komplikimeve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë por fillon vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.

Infeksionet virale përgatisin terrenin për bronkopneumoni, por realisht mjekët nuk janë të aftë që me anë të medikamenteve të parandalojnë bronkopneumoninë. Antibiotikët e përdorur pa kriter jo vetëm që nuk parandalojnë sëmundjen, por e favorizojnë më shumë atë.

Komplikimet e shkaktuara nga gripi nuk mund të parandalohen me barna, dhe sidomos jo me antibiotik. Shumë nëna sapo shohin fëmijën që po e zë gripi, menjëherë mundohen ta mjekojnë me barna që të mos zhvillojë bronkopneumoni.

Në fakt nuk është kështu pasi këto medikamente jo vetëm që nuk e parandalojnë, por janë të dëmshme nëse përdoren pa rekomandimin e mjekut specialist.

Antibiotiku nuk është mjekim profilaktik për bronkopneumoni në raste kur kemi viroza po ai prish komplet situatën normale që kanë rrugët e frymëmarrjes.

Dhënia e antibiotikëve kur fëmijët janë me probleme, nuk e parandalon bronkopneumoninë, por përkundrazi mund ta favorizojë atë.

Temperatura e lartë, bllokimi i frymëmarrjes dhe kolla e fortë i lodhë aq shumë pacientët e vegjël me ç’rast fytyra e tyre është e verdhë dhe ka shumë pak gjallëri për të qenë të tillë. Kështu, gripi apo viroza e panjohur nuk i kursen të vegjlit.

Nga ana tjetër prindërit shprehen të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe shpresojnë që ata të bëhen më mirë dhe të mos mbeten dyerve të spitalit.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...