Kompanitë ajrore këshillohen të mos fluturojnë përmbi Irani

PUBLIKUAR

Disa kompani ajrore i anuluan fluturimet ose ua ndryshuan drejtimin larg Iranit, pasi ky i fundit rrëzoi një dron amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit, njofton REL, transmeton Gazeta Express.

Irani konfirmoi se ka qëlluar dronin të enjten, duke thënë se ai ka shkelur hapësirën e tij ajrore. SHBA-ja e mohoi këtë.Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së lëshoi të premten një urdhër emergjent, që i ndalon linjat ajrore amerikane të fluturojnë mbi Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.

Për rrjedhojë, kompania United Airlines i ndaloi fluturimet nga Nju Xhërsi në Mumbai të Indisë.

Kompania Emirates, me seli në Dubai, tha se “do t’i shmangë zonat e konfliktit të mundshëm”.British Airëays tha se do t’iu përmbahet udhëzimeve të SHBA-së, duke shmangur hapësirën ajrore iraniane.

Lufthansa, e cila fluturon në Teheran, tha se ka ndaluar fluturimin mbi disa pjesë të Iranit.

Drejtimin e fluturimeve e ndryshuan edhe kompanitë KLM dhe Singapore Airlines./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...