Komedia kosovare inskenohet në Teatrin Shtetëror të Turqisë

PUBLIKUAR

komedia-kosovare-inskenohet-n-euml-teatrin-shtet-euml-ror-t-euml-turqis-euml_hd

Komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” (Geçtim Ama Tiyatrodan) e autorit kosovar Jeton Neziraj, është duke u inskenuar në Teatrin Shtetëror të Stambollit. Ajo është bërë pjesë e repertorit teatror 2014/2015 dhe premierën do ta ketë me datë 7 tetor. Vetëm gjatë muajit tetor janë paraparë 14 shfaqje, ndërsa repriza të radhës do të ketë përgjatë krejt sezonit teatror.

Komedia në turqisht është përkthyer nga Senem Cevher, e cila edhe ka përkthyer shumicën e dramave tjera të dramaturgut kosovar Jeton Neziraj.

Regjine shfaqjes është duke e bërë regjisori i mirënjohur turk Atilla Şendil, kurse do të luajnë e aktorët: Ozan Dağara, Selçuk Kıpçak, Gamze Yapar Şendil, Cengiz Baykal, Şahin Çelik.

Kjo është drama e dytë e Nezirajt e cila luhet në teatrot e Stambollit. Në fillim të këtij viti atje nga teatri BO Sahne është inskenuar edhe tragjikomedia “Yue Madeleine Yue”.

“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, është një satirë politike për shtetin e sapolindur të Kosovës, i cili i dërmuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe mbrojtja e përhershme e ndërkombëtarëve, përpiqet të gjejë vet rrugën kah e ardhmja.

“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” për herë të parë është vënë në skenë në dhjetor të vitit 2012, në Prishtinë, nga Qendra Multimedia. Produksioni Kosovar i kësaj komedie ka pasur dhjetëra repriza të suksesshme në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Shqipëri e Slloveni, kurse deri në fund të këtij viti do të shfaqet edhe në Itali e Zvicër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...