Kombinimi me mjaltë, limon dhe kanellë që ju ndihmon t’i humbni disa kilogramë brenda jave

PUBLIKUAR

Është fakt i njohur mirë se mënyra më efektive për humbjen e peshës së tepërt është kombinimi i një diete të shëndetshme me ushtrime të rregullta fizike.

Sidoqoftë, ka edhe disa mënyra tjera natyrale për t’i shpejtuar këto efekte, më saktësisht djegien e yndyrës dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Një ndër këto mënyra është edhe pija natyrale e mëposhtme, e cila ka pak përbërës, por që të gjithë janë të shëndetshëm.

Përbërësit:

– Lëngun e gjysmë limoni
– Një lugë gjelle mjaltë
– Një lugë çaji kanellë
– Një gotë ujë të vakët

Përgatitja:

Në një gotë, përzieni lëngun e limonit me mjaltë, pastaj shtojeni kanellën dhe përzieni mirë. Në fund, derdheni gotën me ujë të vakët dhe pijeni produktin menjëherë.

Këtë përsëriteni një herë në ditë, çdo mëngjes para se të hani bukë.

Ky kombinim i fuqishëm ndikon në detoksikimin e trupit, ju mbush energji dhe e stimulon procesin e humbjes së peshës.

Mos harroni, kjo nuk është pije magjike, por thjesht ndikon në shpejtimin e metabolizmit dhe procesin e djegies së yndyrës. Ju duhet të bëni ushtrime kardio për të vërejtur rezultate shumë më të mira në vetëm një javë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...