Kombinimi i përsosur për përqendrim të lartë: Çokollatë e zezë me çaj të gjelbër

PUBLIKUAR

Keni nevojë të kthjelleni pasdite? Atëherë qëndroni larg kafesë!

Çokollata e zezë dhe çaji i gjelbër mund të jeni kombinimi më i mirë për përmirësimin e niveleve të energjisë, tregon një studim i ri, transmeton Telegrafi.

Në studimin shkencor të sponsorizuar nga kompania Hershey, hulumtuesit e Universitetit të Arizonës kanë testuar reagimet mendore të pjesëmarrësve që kanë ngrënë çokollatë me nivele të ndryshme të përmbajtjes së kakaos.

x

Pjesëmarrësit të cilët kishin ngrënë 60pc kakao – e cila konsiderohet niveli minimum i përmbajtjes së kakaos për t’u njohur si çokollatë e zezë – ishin më të vëmendshëm, megjithatë shtypja e tyre e gjakut ishte rritur.

Sidoqoftë, hulumtimi ka zbuluar se ata që konsumojnë çokollatë të zezë me amino acidin L-theanine – relaksues i cili gjendet në çajin e gjelbër, kanë përjetuar një rënie imediate në shtypjen e gjakut.

Studimi, i cili është publikuar në revistën NeuroRegulation, pohon të jetë i pari i llojit të vet që i ekzaminon efektet e çokollatës në karakteristikat e vëmendjes së trurit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...