Kombinimi i kafesë dhe limonit një trend i ri në procesin e humbjes së peshës: Cilat janë përfitimet e vërteta?

PUBLIKUAR

Kohët e fundit në rrjetet sociale gjenden gjithnjë e më shpesh këshilla të pazakonta për të humbur peshë

Ky trend rekomandon që kafes t’i shtoni lëng limoni.

Ky kombinim përmendet edhe si një afrodiziak i mirë, por nutricionistët theksojnë se nuk ka asnjë shkencë që të tregojë se kjo pije ka përfitime të tilla.

“Kafja dhe limoni janë burime të pasura me antioksidantë. Megjithatë, nuk ka asnjë provë të rëndësishme që sugjeron se shtimi i limonit në kafe mund të ofrojë përfitime shtesë shëndetësore përtej rritjes së marrjes së antioksidantëve”, thotë dietologia Crystal Scott, transmeton Telegrafi.

Ideja se këta dy përbërës në kombinim kanë përfitime të ndryshme buron nga fakti se pirja e kafesë së zezë dhe limonadës pa sheqer të shtuar në fakt stimulojnë zorrët.

Përveç kësaj, kafeja përmban kafeinë që stimulon sistemin nervor dhe na jep energji, dhe limoni është i pasur me vitamina dhe përdoret shpesh si një ilaç natyral, veçanërisht për ftohjet dhe gripin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...