Komandot britanike ‘torturojnë’ ISIS-in me tinguj të muzikës indiane

PUBLIKUAR

Forcat speciale britanike që operojnë në Libi, po “bombardojnë” pozicionet e Shtetit Islamik me muzikë të Bollywood-it, në mënyrë që t’i “mposhtin mendërisht”.

Britanikët dyshohet se kanë filluar të përdorin këtë taktikë, pasi ua kishte propozuar një pakistanez që punon në njësi, i cili është i bindur se do të ndikojë tek xhihadistët një lloj i kulturës që me çdo kusht ata e kundërshtojnë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu konsiderohet se ky lloj aksioni do ta bënte ISIS-it të ndihet sikur është duke humbur fuqinë në territorin e vet, duke pasur parasysh se kjo lloj muzike dhe kulture është e ndaluar në territoret që ata i kontrollojnë.

Raportohet se dy vetura janë parë afër territorit të kontrolluar nga ISIS, nga të cilët dëgjoheshin tinguj të muzikës indiane, që për qëllim kanë hutimin e xhihadistëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...

Çka pret Thaçi nga vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga...

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...