Komandanti i KFOR-it takohet me Osmanin, i kërkon koordinim me institucionet

PUBLIKUAR

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, sot ka pritur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrat qendrore në Prishtinë, Camp Film City.

Në njoftimin për këtë takim, KFOR tha se në takim u diskutua mbi nevojën për koordinim dhe bashkëpunim mes KFOR’it dhe institucioneve të Kosovës.

“Gjeneralmajor Ulutaş theksoi nevojën thelbësore për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve”.

Gjithashtu, siç thuhet në njoftimin në X, Ulutas ritheksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij në OKB. Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë së KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës./Express/

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, vdes nxënësi 15-vjeçar në një shkollë në Ferizaj, policia: U rrëzua pa ndjenja në sallën e edukatës fizike

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur sot pasi është rrëzuar pa ndjenja në...

Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush s’ka njohur për nënën, ka pretendime se është zhdukur

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja në emisionin...

Çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.74, benzina 1.43

Çmimi i naftës në Kosovë është ulur për një cent krahasuar me ditën e...