Komandanti i KFOR-it: Njësitë speciale të Kosovës në veri nuk kanë nevojë për lejen e KFOR-it

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Italian, Giovanni Fungo, thotë se të gjitha aktet e dhunshme janë të dënueshme dhe të papranueshme, dhe se situata në Kosovë është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme.

“Situata është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme”, tha ai në një intervistë për gazetën beogradase “Politika”, duke i kujtuar se prania ushtarake e NATO-s në vitin 1999 është reduktuar nga 55.000 ushtarë në rreth 4.000, raporton Gazeta Express.

“Gjatë këtyre viteve gjendja e sigurisë në zonat me popullsi me shumicë serbe është përmirësuar. Serbët e Kosovës janë integruar në organizatat lokale të sigurisë. Roli i KFOR-it në këtë kontekst ka qenë dhe mbetet thelbësor. Në përputhje me Rezolutën 1244, mandati i KFOR-it është që të mbajë mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, ka thënë gjenerali italian.

Me rastin e paralajmërimit të autoriteteve të Prishtinës për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe në pyetjen nëse në këtë rast të ketë vend për KFOR-in, Fungo kujton deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me 8 mars, në të cilën ai vuri në dukje se struktura, mandati dhe misioni i FSK-së është çështje e insitucioneve të Kosovës në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e tyre.

“Megjithatë, nëse mandati FSK-së zhvillohet në mënyrë të tillë siç është propozuar, NATO do të duhet të rishikojë nivelin e vet të angazhimit, sidomos në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve,” ka thënë Fungo.

I pyetur nëse ROSU (forcat speciale policore të Kosovës) mund të veprojnë në veri të Kosovës pa pëlqimin komandës së KFOR-it, Fungo tha:

“Në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 në mes Beogradit dhe Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës”. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...