Komandanti i Forcave amerikane në Evropë tregon edhe sa do të qëndrojnë amerikanët në Kosovë

PUBLIKUAR

Komandanti i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropën Ben Hodges thotë se nuk beson se Qendra Ruso-Serbe në Nish është vërtet një qendër humanitare, ndërsa tregon edhe se sa do të qëndrojnë ushtarët amerikanë dhe KFOR-i në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Hodges, në intervistën për portalin serb Insajder.net, i pyetur se a ekziston fare një plan që KFOR-i të largohet nga Kosova, është përgjigjur se për këtë “vendos Aleanca”.

Ai ka thënë se së paku edhe 5 vjet NATO do të qëndrojë në Kosovë.

“Unë e kam për detyrë të siguroj pjesëmarrjen e ushtarëve të SHBA-ve në misionin e KFOR-it. E, me sa e shoh unë, të paktën pesë vjet s’e kemi ndër mend ta braktisim Kosovën, sepse janë siguruar resurset për pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Hodges.

Ai gjithashtu ka shprehur bindjen se e ashtuquajtura qendër humanitare paraqet “fasadë” dhe se “nuk është ajo për të cilën prezantohet”.

Në pyetjen e portalit serb se a qëndron problemi me Qendrën Ruso-Serbe në faktin se gjendet afër bazës Bondstil në Kosovë, Hodges është përgjigjur se ajo qendër do të duhej të punojë në mënyrë transparente dhe se ai do të kishte dashur të marrë një ftesë për ta vizituar.

“Unë nuk besoj se ajo është një qendër humanitare, ajo është një fasadë dhe nuk është e tillë çfarë prezantohet”, është shprehur gjenerali amerikan./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...