Kolla e fuqishme mund t’i thyejë brinjët, por edhe të çojë deri në vdekje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Edhe pse shumica e pacientëve konsideron që kolla e thatë është më e rrezikshme, sepse është shoqëruesi më i shpeshtë i kancerit të mushkërive, njësoj vlen edhe për kollën me të cilën nxirret jashtë sekrecioni i bronkeve

Kolla në kulmin e infeksioneve respiratore është e zakonshme, mirëpo nëse zgjat një muaj e më shumë nga këndellja nga ftohja, është e domosdoshme të shkohet te mjeku, transmeton Telegrafi.

Kolla e thatë, pa nxjerrje këlbaze, mund të jetë shumë fortë dhe e mundimshme.

Pos infeksioneve virusale, mund të tregojë edhe sëmundjen malinje të mushkërive, tumor në gypat kryesorë të frymëmarrjes, mirëpo është e rrezikshme edhe për shkak të komplikimeve të mundshme, siç janë pëlcitja e pleurës së mushkërive dhe thyerja e brinjëve me rastin e kollitjes, madje edhe shfaqja e embolisë së mushkërive.

Edhe pse shumica e pacientëve konsideron që kolla e thatë është më i rrezikshëm, sepse është shoqëruesja më e shpeshtë të kancerit të mushkërive, njësoj vlen edhe për kollën me të cilën nxirret sekreti nga bronket.

Pos sekretit i cili mund të jetë i bardhë, në formë shkume, i ëmbël, me ngjyrë, pacienti me kollitje mund të nxjerrë edhe gjak, edhe qelb.

Ky lloj i kollës, gjithashtu, mund të tregojë kancerin e mushkërive, por edhe tuberkulozin dhe qelbëzimin e mushkërive.

Në rast të qelbëzimit apo abscesit në kohë të shkurtër me kollitje mund të nxirret sasi e madhe qelbi.

Nëse me kollitje nxirret jashtë sasi e madhe e sekrecionit, shkaktari mund të jetë në zgjerimin e bronkeve, të cilat më së shpeshti janë të lindura.

Komplikimi më fatal i kollitjes produktive, përkatësisht kollitja me gjak dhe qelb, është ngufatja, e cila mund të çojë deri në vdekje.

Qoftë të jetë kollë e thatë apo produktive, çdo kollë do të duhet të shërohet.

Nëse zgjat, më së shpeshti mjafton një incizim në rëntgen për caktimin e diagnozës së vërtetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...