Koeman “shpërthen” ndaj gjyqtarit pas ndeshjes

PUBLIKUAR

Barcelona u mposht 2:1 nga Real Madridi në një ndeshje shumë të zjarrtë përkundër kushteve atmosferike të papërshtatshme.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman “shpërtheu” me akuza ndaj gjyqtarit.

“Jam shumë i pakënaqur me dy vendimet e gjyqtarit. Së pari duhet të them se pjesa e parë nuk ka qenë e mirë. Në të dytën, ne u përmirësuam dukshëm. Unë kërkoj nga gjyqtari t’i korrigjoj gabimet, sepse ishte penallti. Dhe se koha e shtuar, nuk ishte vetëm katër minuta. Pse s’ka VAR në Spanjë?”, ka thënë pas ndeshjes Koeman.

Real Madridi përkohësisht është i pari në tabelë me 66 pikë aq sa ka edhe Atletico Madridi që e luan sot ndeshjen, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...