Koeman: Luuk de Jong është më i mirë se Neymari në disa situata

PUBLIKUAR

Vlerësimi i trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman për Luuk de Jong ka arritur nivele të reja.

Timonieri i Barcelonës e përshkroi bashkëvendasin e tij si më të rrezikshëm se Neymari në disa situata, transmeton Gazeta Express.

Transferimi i De Jong në ditën e fundit të afatit kalimtar nuk u pranua mire nga tifozët, por Koeman është i lumtur që e ka sulmuesin në dispozicionin e tij.

“Kur është një krosim, Luuk është më i rrezikshëm se Neymar. Ai është një lloj tjetër i sulmuesit dhe mendoj se të gjitha ekipet duhet ta kenë nga një të tillë”, tha Koeman.

Trajneri holandez tregoi se kishte shfaqur dëshirë ta transferojë atë vitin e kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...