Koeman këmbëngul se Barcelona mund ta fitojë La Ligën këtë sezon

PUBLIKUAR

Ronald Koeman nuk pranon të heqë dorë nga titulli në La Liga këtë sezon, pavarësisht se skuadra e tij po e përjeton fillimin më të dobët të sezonit në rreth 30 vjetët e fundit.

Barcelona vuajti për ta mposhtur 1:0 Levanten të dielën në Camp Nou, në një tjetër paraqitje aspak bindëse, transmeton Gazeta Express.

Katalonasve iu desh të prisnin gjatë për ta thyer akullin. Kapiteni Lionel Messi e shënoi golin e fitores dhe rrjedhimisht tri pikëve të rëndësishme për Barçën në pjesën e dytë.

Kjo fitore i ndihmon asaj t’i afrohet liderit të tanishëm të La Ligës, Real Sociedad, në vetëm nëntë pikë.

“Natyrisht se ne mund ta fitojmë (titullin)”, tha Koeman pas fitores së skuadrës së tij kundër Levantes.

“Nëse përmirësohemi dhe kemi më shumë vetëbesim dhe e përmirësojmë efektivitetin para portës, atëherë kemi mundësi! Kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...