Koeman i del në mbrojtje Neymarit

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është i zhgënjyer që Neymar do të mungojë në takimin e Ligës së Kampionëve mes Barçës dhe Paris Saint-Germain të martën, për shkak të lëndimit.

Ylli brazilian pësoi lëndim në një ndeshje kundër Caen dhe si pasojë do të mungojë rreth një muaj, transmeton Gazeta Express.

Koeman i ka dalë në mbrojtje brazilianit duke bërë thirrje që gjyqtarët t’i mbrojnë lojtarët nga ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve.

“Një lojtar të tillë duhet ta mbrosh”, tha Koeman kur u pyet për Neymarin në një konferencë për media.

“Lojtarë si Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldo duhet t’i mbrosh, sepse ata janë lojtarë që na e mundësojnë ta shijojmë lojën. Gjyqtarët duhet t’i mbrojnë ata, ede pse në këtë sport ekziston kontakti”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...