Koeman: “Gjithçka është më lehtë kur keni Messin, ai duhet të qëndrojë”

PUBLIKUAR

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ka folur sërish lidhur me të ardhmen e Lionel Messit.

Holandezi insiston që Leo të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

“Më e mira është që Messi të qëndrojë. Është më lehtë të planifikosh sezonin tjetër me më të mirin në botë në skuadër”, u shpreh Koeman.

Këto komente ai i bëri në konferencë për media para ndeshjes me Atletico Madridin.

Kjo javë do të jetë shumë vendimtarë për titull, pasi mund të ndryshojë renditja në La Liga nga momenti në moment.

Barça luan me Atleticon, derisa Reali me Sevillën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...