Koeman e kritikoi që po kërkon më shumë para, talenti Barçës shumë afër Leipzig

PUBLIKUAR

RB Leipzig është duke bërë të pamundurën të nënshkruajë me talentin e Barcelonës, Ilaix Moriba, raporton Marca.

Lojtari i rritur në akademinë e “blaugranave” mbetet i izoluar dhe nëse nuk hedh të zezën mbi të bardhë do të qëndrojë në tribunë derisa t’i përfundojë kontrata.

“E di nga klubi se çfarë dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme, duhet të luash sa më shumë ndeshje, por lojtari dhe njerëzit pranë tij kanë vendosur ndryshe. Unë jam i zhgënjyer nga kjo situatë. Besoj më shumë në gjërat e futbollit sesa te kontratat. Në moshën 18-vjeçare, paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme”, tha dje Ronald Koeman

Derisa tani raportohet se Leipzig ka nisur kontaktet me personat e duhur për ta transferuar 18-vjeçarin që nuk po pranon të rinovojë me Barçën.

Ai mund të përfundojë duke luajtur në Bundesliga, pasi edhe Barcelona ka nevojë për para. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...