Koeman: E kemi bërë një hap të madh drejt titullit

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se fitorja e skuadrës së tij 2:1 kundër Villarrealit ishte shumë e rëndësishëm në garë për titull në La Liga.

Antoine Griezmann shkëlqeu për Barçën duke shënuar dy herë në Estadio de la Ceramica, pasi Samuel Chukwueze e kishte kaluar Villarrealin në epërsi fillimisht, raporton Gazeta Express.

Kjo fitore nënkupton se Barcelona tani i ka 71 pikë, aq sa i ka edhe Real Madridi, dhe dy më pak se lideri i tanishëm Atletico Madridi. Reali dhe Atletico e kanë nga një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Barcelona do të bëhet lidere e La Ligës, nëse e mposht Granadan në ndeshjen e saj të mbetur të enjten.

 

“Ky është një hap i madh drejt titullit”, tha Koeman pas ndeshjes të dielën.

“Çdo fitore është hap në drejtimin e duhur. Çdo ndeshje është e vështirë. Ne reaguam mirë pasi dolëm në disavantazh dhe krijuam raste. Kah fundi i ndeshjes ndiem lodhje por u mbrojtëm mirë”, shtoi ai.

“Rruga është e gjatë por ne do të japim çdo gjë nga vetja për ta fituar titullin në gjashtë ndeshjet e mbetura”, nënvizoi ai./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...