Koeman: E kam përsëritur disa herë, Messi është i lumtur

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e Lionel Messit në ndeshjen ndaj Real Valladolidit dhe thotë se nuk ka dyshime për lumturinë e argjentinasit në Camp Nou.

Messi e shënoi golin e tretë të Barçës në fitoren e së martës mbrëma, duke e thyer edhe rekordin e ikonës braziliane Pele për më së shumti gola të shënuara për një skuadër të vetme, raporton Gazeta Express.

33-vjeçari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke krijuar shumë shanse për shënim, por gjithashtu asistoi për golin e parë të Clement Lenglet.

“Unë e kam thënë shumë herë”, tha Koeman.

“Unë e shoh Messin të lumtur këtu.”

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne me krijimtarinë e tij. Ju mund ta shihni kur ka lojtarë të mirë përkrah tij.”

Koeman ndryshoi përbërjen e tij dhe ai ishte i lumtur me rezultatin.

“Ne ndryshuam për të përmirësuar mbrojtjen dhe krahët”, shpjegoi Koeman.

“Ne kemi parë një performancë shumë serioze me përqendrim të mirë dhe shanse të mira të krijuara.”

Barcelona gjendet në vendin e pestë me 24 pikë të grumbulluara pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, tetë pikë më pak sesa lideri i tabelës, Atletico Madrid i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...